Bota në luftë të egër me Covid-19, në Wuhan nuk pushon festa (FOTO)

0 341

Teksa pjesa më e madhe e botës është në luftë të egër me Covid-19, në Wuhan nuk pushon festa. Jeta e natës në Wuhan, është rikthyer më të gjithë fuqinë, gati 7 muaj pasi qyteti hoqi kufizimet strikte, dhe të rinjtë e pasionuar pas festave po përqafojnë katarsisin.

”Gjatë pandemisë, Wuhani ishte vërtet një qytet i vdekur. Më pas u rihap dhe nuk kam parrë kurrë kaq shumë njerëz”, shprehet një banor. Në skena të paimagjinueshme në qytetet e tjera rreth botës që po vuan nga një rigjallërim i pandemisë, banorët e rinj të Wuhanit po rifitojnë kohën e humbur, duke mbushur klubet e natës e duke u përfshirë në aktivitete me pjesëmarrje massive.

Të rinjë dynden në rrugë pa maska. Rigjallërimi i jetës së natës në qytetin ku e pati origjinën virusi që sot po terrorizon botën, ofron një vështrim tek jeta e pas pandemisë, që shumë shpresojnë se do të bëhet realitet pas shpërndarjes globale të vaksinave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.