Bota nën kërcënimin e Covid-19. 24,3 milionë të prekur dhe mbi 830 mijë viktima

0 312

Bota është ende në luftë të egër me Covid-19. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në SHBA janë 6,001,103 të infektuar dhe janë shënuar 183,677 vikitma. Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 62,076 ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 626 pacientë me Covid-19. Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta. Deri më tani numërohen 117,756 viktima dhe 3,722,004 milionë persona të infektuar.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve, ku deri më tani janë regjistruar 975,576 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 16,804 persona. Në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,458 viktima dhe në Francë 30,544 ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,971 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.