Bota po na sheh/ Biden: Amerika është vënë në provë, por do t’i riparojmë aleancat

0 310

Joe Biden është zyrtarisht presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bëri betimin mbi Bibël.

”Sot festojmë triumfin jo të një kandidati, por të një kauze, të demokracisë. Kemi mësuar se demokracia është e brishtë, por në këtë moment miqtë e mi, demokracia ia ka dalë. Në këtë tokë të betuar, kur vetëm pak ditë më parë dhuna u mundua të shkundë themelet e Kapitolit, ne erdhëm të gjithë së bashku për të kaluar në mënyrë të paqtë pushtetin. Siç e kemi bërë gjithmonë ne amerikanët”, tha presidenti në fjalimin e tij.

Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara pati edhe një mesazh për të gjithë botën. “Amerika është vënë në provë. Por do t’i riparojmë aleancat. Do të udhëheqim jo me shembullin e fuqisë sonë, por me fuqinë e shembullit tonë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.