Botërori 2023, kombëtarja e basketbollit gati për sfidat me Qipron dhe Bjellorusinë

0 554

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit u drejtohet paraeliminatoreve të Botërorit të vitit 2023, ndërsa udhëtoi drejt Qipros, për dy ndeshjet e raundit të tretë. Më 18 shkurt, djemtë kuqezi luajnë kundër vendasve të Qipros, ndërsa më datë 20 shkurt është përcaktuar dueli me Bjellorusinë.

Me lejimin e aktiviteteve në salla të mbyllura, Kombëtarja e basketbollit është përgatitur prej disa ditësh në kryeqytet, ndërsa ka zhvilluar edhe dy ndeshje testuese me Tiranën dhe Goga Basket.

Federata e Basketbollit ka njoftuar se ekipit Kombëtar do t’i bashkohen në Qipro edhe tre lojtarë që pritet të rrisin edhe më shumë nivelin. Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini, janë tre sportistët që aktivizohen në kampionatin italian e tashmë i bashkohen përfaqësueses për të dhënë kontributin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.