Botërori i Klubeve, Bayern 7 orë me vonesë në Doha

0 75

Bayern luan sot për një vend në finalen e Botërorit të klubeve. Kampionët e Europës të cilët ndodhen në Doha për eventin madhor në rang klubesh, kanë përballë në gjysmëfinale Al Ahlyn, 42 herë kampionët e Egjiptit.

Gjermanët nuk kanë udhëtuar në mënyrë edhe aq komode drejt Emirateve. Një rregullore e cila ndalon fluturimet në Gjermani prej mesnatës deri në orën 05:00 të mëngjesit për shkak të zhurmave që shkaktohen, detyroi ekipin bavarez të priste për rreth 7 orë me Bajernin që u nis në orën 07:00 drejt Dohas dhe jo pak minuta përpara mesnate, sikurse ishte fluturimi në program.

Irritimi ishte i qartë në fytyrën e trajnerit Hansi Flick në konferencën përpara ndeshjes, ndërsa gjermani nuk gjen shpjegim për një vonesë të tillë, sidomos kur skuadra mbërriti në aeroport në kohë. Megjithatë gjithçka është lënë pas u shpreh arkitekti i Bajern që tregon se skuadra kërkon finalen me çdo kusht.

Atje e pret skuadra e Tigres, që ndërkohë ka hyrë në histori. Me një gol të sulmuesit të njohur francez, Gignac, ekipi meksikan mundi brazilianët e Palmeirasit dhe kaloi në finalen e Botërorit të Klubeve, duke u bërë i pari klub nga Konfederata e Amerikës Qendrore që do të luftojë për titullin që kur ky kompeticion zhvillohet me formatin aktual, të vendosur në vitin 2005. Tigre mundi 1-0 Palmeiras me Gignac që u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.