Braçe sulmon keq bordin e transparencës: Nafta ulet në bursën ndërkombëtare, ju vetëm e rrisni çmimin!

0 32

Erion Braçe nuk i ndal akuzat ndaj strukturave shtetërore. Ai njihet për oponencën brenda PS.

Së fundmi Braçe u ndal te çmimi i karburanteve.

Çmimi i karburanteve në vend vijon të mbetet i lartë, teksa sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, nafta shitet me 248 lekë/litri.

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka akuzuar sot bordin se nuk po bën transparencë më çmimet, për shkak se në bursë ai ka rënë, ndërsa tek ne vazhdon të jetë më çmim të lartë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se në 31 maj çmimi ishte 120 dollarë për fuqi ndërsa tashmë në bursë ka rënë në 112-113 dollarë për fuqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.