Braimllari me të rinjtë në Maliq: Kthimi i shpresës dhe vende pune, është kauza jonë

0 283

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, gjatë një takimi me të rinjtë në Maliq, thotë se çdo ditë e më shumë rinia i afrohen LSI-së. ”Të rinjtë duhet të dëgjohen, pasi idetë e tyre janë transformuese për vendin”,-shkruan Braimllari në facebook.

Postimi i plotë

Kënaqësi sot të prisja në LSI Maliq një ekip të rinjsh që afrohen për herë të parë në LSI. Të rinjtë duhet të dëgjohen, pasi idetë e tyre janë transformuese për vendin.

Të rinjtë i bëri bashkë në këtë kauzë, abuzimi me pushtetin, mungesa e shpresës dhe e vendeve të punës.

Do punojmë të gjithë në ekip për të kthyer shpresën në Maliq për të shkatërruar politikën e monopolit, për t’a kthyer Bashkinë e Maliqit tek qytetarët e ndershëm që duan të punojnë dhe të kontribuojnë në vend. Beteja jonë është për t’a bërë Maliqin dhe Shqipërinë shtëpinë tonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.