Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari thotë se Konventa, e cila do të mbahet më 25 korrik është një moment historik për ridimensionimim e opozitës dhe organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023.
Me anë të një postimi në Facebook, ai thotë se përgatitja e strukturave të LSI për zgjedhjet vendore po vazhdon me ritme të shpejta.
Sipas tij, LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit.
“Konventa e 25 Korrikut moment historik për ridimensionimim e opozitës, organizimin e LSI në funksion të zgjedhjeve vendore të 2023.
Përgatitja e strukturave te LSI për zgjedhjet vendore dhe evindentimin e përfaqësueseve dinjitoz për kandidatë në keshillat bashkiak, forcimin e organizates së LSI dhe hapjen e saj do vazhdojë me ritme të shpejta.
LSI është në një proces hapjeje ndaj ftojmë të gjithë të ata që duan të kontribuojnë për rrëzimin e këtij pushteti të papërgjegjshem, antiligjor dhe autoktat t’i bashkohen forcës sonë politike.
LSI është forcë përcaktuese në çdo bashki të vendit!”, shkruan Braimllari.