Braimllari: Qeveria ”Rama 2”, është në grahmat e fundit. Duhet një plan që krijon shpresë

0 83

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, thotë se qeveria “Rama 2” ka varfëruar në mënyrë ekstreme vendin dhe kjo falë një politike klienteliste. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai bën thirrjen e fortë që vendi ka nevojë për plan që të na nxjerrë nga kriza, një plan që krijon shpresë e që hap vende të reja pune. Nga ana tjetër, ai thotë se qeveria vijon ta keqmenaxhojë situatën e pandemisë Covid-19. “Kemi kërkuar që ditën e parë testime, sa më shumë për të bërë të qartë por edhe për të evidentuar personat të infektuar me Covid-19 por kjo gjë nuk ndodhi nga qeveria. Bllokoi ekonominë duke e çuar vendin gjithmonë edhe më keq. Ky keqmenaxhim shkatërroi përfundimisht ekonomi dhe e bllokoi atë pa arsye. Nëse do ishin bërë më shumë testime, situata do ishte më ndryshe sepse do të ishte evidentuar situata”. Për Braimllarin, përpjekja e Edi Ramës për ti ikur dakortësisë së 5 qershorit dhe për të bërë në mënyrë të njëashme ndryshimet Kushtetuese izolon përfundimisht Shqipërinë me BE-në.

Pandemia e koronavusit vijon të jetë një kërcënim serioz për qytetarët shqiptarë, ku shifrat flasin për rritje të frikshme të infeksioneve dhe fatkeqësisht edhe të humbjeve të jetëve. Si e shihni sjelljen dhe administrimin e situatës nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse? Çfarë duhet bërë për të shmangur atë që ekspertët e shëndetësisë pranë opozitës e kanë cilësuar si “apokalips” në muajt që do vijnë?

Është e qartë që situata me pandeminë është keqmenaxhuar nga qeveria. Kemi kërkuar që ditën e parë testime, sa më shumë për të bërë të qartë por edhe për të evidentuar personat të infektuar me Covid-19 por kjo gjë nuk ndodhi nga qeveria. Kjo qeveri bllokoi vendin për shkak të pandemisë por rezultoi e gabuar sepse numrat janë rritur përsëri. Bllokoi ekonominë duke e çuar vendin gjithmonë edhe më keq. Ky keqmenaxhim shkatërroi përfundimisht ekonomi dhe e bllokoi atë pa arsye. Nëse do ishin bërë më shumë testime, situata do ishte më ndryshe sepse do të ishte evidentuar situata.

Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike, ku jemi në kushtet kur qeveria nuk pranon dialog dhe bën gjithçka për minimin e konsensusit së 5 qershorit për një Kod të ri e të gjithëpranuar zgjedhor, çka duket sikur mazhoranca aktuale kërkon fitore mandatesh në tavolinë. Cili do të jetë aksioni i opozitës?

Edi Rama nuk kërkon Integrimin e Shqipërisë në BE sepse nëse do ishte pro, do ti qëndronte besnik dakortësisë së 5 qershorit, e cila ka qënë një ndër kushtet kryesore të BE-së për të vazhduar me procesin integrues. Është bërë e qartë nga instuticionet e BE-së, që nuk ka diskutime për Shqipërinë në shtator nëse qeveria nuk plotëson kushtet. Përpjekja e Edi Ramës për ti ikur dakortësisë së 5 qershorit dhe për të bërë në mënyrë të njëashme ndryshimet Kushtetuese izolon përfundimisht Shqipërinë me BE-në.

Nga pikëpamja afatgjatë, me rrënimin e financave të shtetit dhe degradimin e institucioneve, duket se rilindja po lë pas “tokë të djegur”. Si do të realizojë premtimet opozita kur praktikisht buxheti do shkojë për të shlyer borxhin publik ose për pagesën e koncesioneve?

Kjo qeveri ka varfëruar në mënyrë ekstreme vendin dhe kjo falë një politike klienteliste dhe të papërgjegjshme të qeverisë, e cila nuk ka fokus interesin qytetar por të oligarkinë, paligjshmërinë dhe korrupsionin në kurriz të qytetarëve të vendit. Vendi ka nevojë për plan që të na nxjerrë nga kriza, një plan që krijon shpresë e që hap vende të reja pune. Rikthen të rinjtë në vend, duke i krijuar mundësi punësime, krijon një klimë pozitive me biznesin dhe jo si kjo qeveri e cila është armiku numër një i biznesit në vend.

Ndryshimet e njëanshme Kushtetuese kaluan në Kuvend nga qeveria me gjithë kundërshtimin e opozitës reale të vendit dhe një pjesë të ndërkombëtarëve. Në kushtet kur është paralajmëruar një tjetër ndërhyrje kushtetuese që ka të bëjë me rishikimin e hartës administrative të vendit, ku parashikohet ndarja e re e Shqipërisë në 4 rajone, opozita reale do të hyjë në zgjedhje me “rregullat e lojës” që ka caktuar Edi Rama dhe mazhoranca e drejtuar prej tij?

Ndryshime të tilla antikushtetuese nuk i shërbejnë zhvillimit të vendit por dhe krijimit të një klime pozitive. Një çështje kaq e rëndësishme nuk mund të bëhet në mënyrë të njëashme pa pasur një dialog, qoftë dhe me qytetarët por ky ndryshim synon përfundimisht të shkatërrohet autonmia vendore në mënyrë antikushtetuese dhe ta çojë vendin shumë vite pas, në kohën e monizmit. Një përpjekje e tillë synon vendosjen e pushtetit në duart e një personi dhe shkon kundër interesit kombëtar por dhe rekomandimeve të BE-së. Është e sigurtë që Edi Rama dhe kjo qeveri është në grahmat e fundit dhe e gjithë kjo përpjekje e tij, tregon frikën nga opozita e bashkuar. Edi Rama është i tmerruar nga fryma opozitës e cila është e bashkuar kundër keqqeverisjes dhe këtij modeli i cili ka shkatërruar ekonominë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.