Brisida Shehaj: Rilindja po mashtron, 975 vaksinat janë mbaruar për dy ditë

0 338

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj ka komentuar procesin e vaksinimit ndaj Covid-19 në vendin tonë. Teksa pyet pse Rilindja gënjen për ardhjen e vaksina të tjera, shton se me 975 vaksina i bie që procesi është mbyllur me dy ditë. ”Sipas deklarimeve të ministrisë kapaciteti jonë është 60 vaksinime në 60 minuta do punohet 8-10 orë në dite. Se këta të Rilindjes matematiken e qajnë por dhe ne sjemi keq. Zonjë e nderuar që na gënjen me lekët tona, 975 vaksina futet si i futet, e me llogari i bie në dy ditë ta kishite përmbyllur procesin”,-shkruan Shehaj në facebook.

Postimi i plotë

Në 11 janar filloi vaksinimi në vendin tonë. Procedura e ardhjes së vaksinave ishte e dyshimte por nuk po zgjatemi dhe pse u kuptua që ishte vetëm propagandë. Kanë kaluar 16 ditë dhe ende nuk kanë ardhur vaksinat e tjera. Dje Mira Rakacolli deklaroi që nuk ka asnjë problem procesi i vaksinimit vazhdon. Pra kjo zonja paska vendosur të na bëjë për budallenj.

Sipas deklarimeve të ministrisë kapaciteti jonë është 60 vaksinime në 60 minuta do punohet 8-10 orë në dite.
Se këta të Rilindjes matematiken e qajnë por dhe ne sjemi keq. Zonjë e nderuar që na gënjen me lekët tona, 975 vaksina futet si i futet, e me llogari i bie në dy ditë ta kishite përmbyllur procesin.

TANI DIL E NA GENJE PRAP TE LUTEM SE NUK NA ZE GJUMI PA PAllAVRAT TUAJA. Po ketu ska prokurori se keni fol aq shume sa keni inkriminu veten ne cdo fjali. Ju skeni faj per maskat qe blihen 3fish, per respiratoret,per maskat,per stafin qe jan kthyer xhepista. JU THJESHTE NUK KENI FAJ PER ASGJE. FAJIN E KEMI NE QE JU KEMI VOTUAR

Leave A Reply

Your email address will not be published.