Bujar Qamili merr dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”

0 180

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi këngëtarit të shquar, Bujar Qamili, titullin “Nderi i Kombit”.

 

“Nuk besoj të ketë shqiptar në çdo trevë ku flitet dhe këndohet shqip, që të mos ketë dëgjuar dhe kënduar të paktën një këngë të artistit të madh dhe shumë të dashur, Bujar Qamili.

Për mbi katër dekada në skenë, me zërin magjik dhe interpretimin e jashtëzakonshëm, ai është kthyer në simbolin e këngës popullore shkodrane dhe shqiptare, duke fituar zemrat dhe duartrokitjet e zjarrta të publikut, për t’u bërë me repertorin e tij të magjishëm, pjesë e gëzimeve në familjet dhe vatrat shqiptare. Në vlerësim të kontributit të vyer dhe të rëndësishëm, në ruajtjen, kultivimin dhe përhapjen e këngëve popullore, duke e shtuar dashurinë dhe krenarinë për vlerat e jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore, e çmova sot Bujar Qamilin me Dekoratën e lartë Nderi i Kombit”, shkroi Meta në një postim në Facebook.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.