Bukë dhe seriale ku nuk “vdes” njeri!

0 55

Nga Edi Oga
Jeta politike në Shqipëri, i ngjan një seriali “frymëpengues” drama/triller/horror, i cili të enjteve në mbrëmje kulmon me një “superseri”.

Për “fat të keq”, në mënyrë të pakuptimtë, kjo “superseri” transmetohet e copëtuar në të gjitha televizionet kryesore në vend, ku në çdo studio “aktron” një nga personazhet kryesorë të këtij seriali.

Në çdo film apo serial, protagonistët dikur përballen, dialogojnë, debatojnë, goditen, rrihen, plagosen dhe vriten. Në fund fiton vetëm njëri. Në mos më i miri, të paktën shpëton më i forti. Të tjerët humbasin. Zhduken apo vdesin.

Në serialin politik të jetës sonë nuk ndodh kështu. Protagonistët e këtij seriali nuk përballen kurrë. Këta “bira*urvash” që spektatorët-votues i kanë zgjedhur si protagonistë të këtij filmi, megjithëse (vetë) paguhen me miliona (euro), nuk pranojnë të ndeshen duke mos “dalë kurrë nga filmi”.

Shqiptarët (shumica) e kanë treguar veten që në këtë jetë kanë nevojë vetëm për bukë dhe seriale. Këta “bira*urvash” mirë që rritën çmimin e bukës, por e kanë d*jerë fare serialin; asnjëri prej tyre nuk po pranon “të vdesë”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.