Bumçi: Parlamenti s’ka legjitimitet për Reforma

0 289

Marrëveshja e 5 Qershorit kaloi në parlament duke mos marrë në të njëjtën kohë votat e disa prej deputetëve të opozitës parlamentare. PD dhe aleatët u rikthyen në Këshillin Politik, ku palët një ditë më herët dolën pa dakordësinë e opozitës për çështjen e listave të hapura.

Për të folur mbi situatën e nxehtë politike të kësaj vere ishte i ftuar në A2, Aldo Bumçi, ish-deputet i Partisë Demokratike. Bumçi u shpreh se ndërkombëtarët kanë mbështetur Këshillin Politik dhe kjo sipas tij do të thotë se parlamenti aktual nuk ka legjitimitet të ndërmarrë Reforma.

”Miratimi i marrëveshjes së 5 Qershorit është një lajm i mirë, por duke qenë se nuk ishte i vetmi lajm por është shoqëruar me një nisme tjetër që zhbën këtë marrëveshje, ne nuk mund të jemi entuziastë. Shqipëria ka nevojë për paqe sociale, jo për tension. Marrëveshja është në vënë pikëpyetja nga Rama. Ajo u reflektua pozitivisht në Shqipëri dhe jashtë saj. Mesazhet e ndërkombëtarëve nuk kanë lënë hapësirë për interpretime. Këshilli Politik është mbështetur, kjo do të thotë se parlamenti aktual nuk ka legjitimitetin të ndërmarrë reforma zgjedhore dhe kushtetuese. Opozita jashtë parlamentit ka mbi 50% të votave. Parlamenti nuk përfaqëson vullnetin e opozitës shqiptare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.