Bumçi: Plani i PD-së ka marrë më të mirat e 2005-2013! Në Tiranë synojmë 18 mandate

0 287

I besuari i PD-së për të drejtuar fushatën në degët 1, 12 dhe 14 të Tiranës, ish-deputeti Aldo Bumçi pranon se demokratët janë frymëzuar nga qeverisja e 2005-2013 për programin.

Si një prej 8 udhëheqësve të fushatës në Qarkun më të madh të vendit, Bumçi tregon pritshmëritë për rezultatin në Tiranë ku tha se Partia Demokratike synon të paktën marrjen e gjysmës së mandateve, 18

“Fakti që vetë Kryeministri po meret me programin e PD do të thotë që është i kompleksuar. Një njeri që nuk ka program po fol vetëm për tepsi, ndihet keq kur një forcë politike vjen me një program serioz. Taksa e sheshtë nuk është eksperiment po ashtu. Një pjesë e programit tonë, jo i gjithi është propozim i një pjesë të masave të suksesshme të viteve 2005-2013″, tha Bumçi për Report Tv.

Leave A Reply

Your email address will not be published.