Burgu brenda burgut, dhomat “VIP” ende pa banorë

0 308

U fol shumë por dhomat VIP në burgje janë bosh. Dhomat e izolimit për të dënuarit VIP që do t’i nënshtrohen regjimit “41 BIS” janë gati prej 1 viti, por askush nuk është futur brenda tyre. Në burgun 313 në Tiranë dhe atë të Peqinit përfunduan 40 qeli që presupozohej të prisnin drejtues të organizatave kriminale e të dënuar për vepra të rënda, por edhe aty askush nuk i është nënshtruar regjimit të famshëm, i cili u trumbetua si një arritje nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Vendimi për të nënshtruar një të burgosur në regjimin “41 BIS” nuk merret nga një zyrtar i vetëm. Prokurori special, bën propozimin tek Ministri i Drejtësisë dhe në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm, DPGJ dhe Policinë e Shtetit sinkronizojnë informacionet për një të burgosur e më pas merret një vendim nga gjykata.

Deri më tani prokuroria apo dhe institucionet e tjera nuk kanë çuar asnjë emër ndërsa qelitë speciale janë përdorur si dhoma izolimi për pandeminë. Sistemi “41 BIS”, një model italian, përfshin të dënuar për rreth 20 vepra të rënda penale, si ajo e akteve terroriste, apo krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.