“Burgu” për shkelje të karantinimit, ja kur hyn në fuqi ligji

0 363

Pasi Kuvendi i votoi, javën që vjen hyjnë në fuqi edhe ndryshimet në Kodin Penal për te gjitha ata që shkelin urdhrat e karantinimit. Më datën 4 maj zgjerohet harta e gjelbër me 18 bashki te tjera, ndërsa në datën 8 maj hyjnë në fuqi ashpërsimi i kodit ku parashikon edhe burg për ata qe shkelin urdhrat e karantinimit.

Avokatët tregojnë se pavarësisht lehtësirave te deklaruara, qytetarët duhet të mbajnë parasysh këtë risi të kodit. Duhet të kenë parasysh të gjithë që lehtësimi i kushteve duhet të jetë i kontrolluar dhe në përputhje me çfarë urdhërojnë institucionet.

Parashikohet si kundravajtje në rast se nuk zbatohet urdhrat dhe janë gjobitur më herët me gjobë, për të gjithë këta qytetarë nëse konstatohen dhe janë subjekte qe rrezikojë nga gjobë deri 6 muaj burg. 7 mijë shtetas shqiptarë janë gjobitur nga policia e shtetit për shkelje te fashave që do të thotë në rast se ata konstatohen në shkelje të urdhrave të daljes nga shtëpia ata rrezikojnë hetim të menjëhershëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.