Bylykbashi: Rama po bën çmos të ketë kontrollin e plotë të KQZ-së

0 319

Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Këshillit Politik, ku po finalizohet marrëveshja për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ishte i ftuar në A2, nga ku foli për zhvillimet e fundit në lidhje me Reformën Zgjedhore. ”Në ato 15 kushtet, ky është kushti kryesor, reforma zgjedhore konsensuale, ku edhe opozita ka një rol thelbësor. Kemi qenë pjesë e një procesi dakordësie. Dje, ne kemi diskutuar një propozim të dytë të opozitës. Pasi dështoi të kapte komisionet zgjedhore, Rama po bën çmos të ketë kontrollin e plotë të KQZ. Ne do t’i qëndrojmë pikë për pikë asaj dakordësie. Ne refuzojmë idenë e mazhorancës që idenë ta bëjnë deputetët. Ne kërkojmë cilësinë profesionale, ndërsa ata kërkojnë politizimin e KQZ-së dhe synojnë që me shumicën e thjeshtë të merren të gjitha vendimet”.

“Sa më shumë e tërheq këmbën zvarrë Rama, aq më keq për të”

“Ne e kemi bërë ofertën tonë dhe presim konstruktivitet nga mazhoranca. Është e rëndësishme jo vetëm ngritja e KQZ-së, por kjo duke qenë një kusht sa më shumë e tërheq këmbën zvarrë Rama nuk është në nderin e tij, është në të mirën e tij që ta mbyllim sa më shpejt këtë proces. Fronti ndërkombëtar është një kamxhik për Edi Ramën. Ne jemi shumë të qartë, kemi një marrëveshje dhe i qëndrojmë asaj pikë për pikë.

“Rama ikën nga pushteti në momentin kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit”

“Ka ende rekomandime që duhet të shohin dritën për të thënë që janë vendosur një set garancisë, prioritare si shitblerja e votës, presioni mbi zgjedhësit e të tjera. Rekomandimet, në vitet që qeveris Rama, janë bërë nga të këqija në të tmerrshme. Ne do ta përmbyllim detyrën dhe ta harrojnë atë iluzionin se kodi zgjedhor është receta çudibërëse për mungesën e vullnetit politik. Mungesa e vullnetit politik ka vrarë zgjedhjet. Ne po vendosim shtesa për të mbrojtur zgjedhjet nga tentativa e Ramës për të rikonfirmuar veten edhe njëherë. Rama ikën nga pushteti që në momentin e parë kur shqiptarët i drejtohen kutive të votimit. PS po kacavirret në xham për të kapur çdo lloj elementi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.