Cakaj pret në takim deputetin e Komunës së Medvegjës: Diksutuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe për procesin e fshirjes së adresave

0 261

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur ditën e sotme në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan. Cakaj bën të ditur se në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

”Sot prita në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihu dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Syla. Biseduam hollësisht për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave. Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Po ashtu, e njoftova edhe për mbështetjen financiare e politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë të shtuar shqetësimeve e mbështetje më të prekshme shqiptarëve të Medvegjës”,-shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.