Çarja e rrugës në Borsh, ARRSH thirrje shoferëve: Shmangni kalimin në këtë aks

0 297

Autoriteti Rrugor Shqiptar reagon për çarjen e rrugës në Borsh, si pasojë e reshjeve masive të shiut. ARRSH iu bën thirrje gjithë drejtuesve të mjeteve të evitojnë kalimin në këtë aks, ndërsa njofton se specialistët ndodhen në vvendngjarje dhe po vlerësojnë situatën.

Reagimi i ARRSH:

Informacion për opinionin publik dhe median❗️ Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim.

Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks.

Leave A Reply

Your email address will not be published.