Carlo Bollino thirrje shtetit: Largoni policët civilë që tërheqin si kafshë protestuesit

0 290

Gazetari Carlo Bollino në një shkrim të botuar sot në “Shqiptarja.com”, i bën thirrje shtetit që të largojë nga protestat policët civilë që u panë në 5 ditët e tubimit të të rinjve që kërkuan drejtësi për vrasjen e Klodian Rashës. Në analizën e tij, Bollino shkruan se Policia është e detyruar që të ruajë besimin e qytetarëve, qetësinë dhe gjakftohësinë në përplasjet me protestuesit, por edhe të zbatojë rregullat. Gazetari sjell në vëmendje nenin 9 të Ligjit 8773, për shpërndarjen e tubimeve, ku qartësohet se shpërndarja bëhet nga policë me uniformë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.