Cassano: Milani për vend të katërt, dështim për Interin nëse nuk fiton titullin

0 35

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano është rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes, me deklaratën e bërë.

Për “Bobo TV”, Cassano është shprehur se Milani është për vend të katërt, ndonëse renditet në krye.

Në lidhje me Interin, ai tha se do të ishte dështim nëse zikaltërit nuk e fitojnë titullin kampion, që gjithsesi tashmë nuk është në dorën e tyre.

“Kampionatin po e fiton forca e katërt e tij dhe kjo tregon se mund të fitosh edhe pa para. Për mua është dështim nëse nuk e fiton Interi titullin.

Nëse Juventusi apo Napoli do e kishin kaluar, në rregull. Por nëse fiton Milani, le të mos bëjmë shaka: kush do t’ia kishte vënë një cent për Milanin kampion Italie? Nëse Interi nuk fiton, është një dështim për mua”, u shpreh Cassano.

Leave A Reply

Your email address will not be published.