CDU i mbyll derën Berishës nga Tirana, Raportuesi për Shqipërinë: Nuk ka bashkëpunim

0 34

Raportuesi për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer në një konferencë për mediat nga Tirana i ka mbyllur derën e bashkëpunimit Partisë Demokratike , të drejtuar nga Sali Berisha duke thënë se nuk mund të dalin kundër qëndrimeve të SHBA.

“Nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve, por dua dhe jo vetëm por këtë arsye por edhe për faktin se aleatët tanë kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani, për një person që është i shpallu non-grata edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, u shpreh Beyer.

I pyetur nga gazetarët se cilën Parti Demokratike njeh CDU-ja gjermane, Beyer u shpreh se nuk i interesojnë emrat apo figurat, por vetëm niveli i përfaqësimit dhe seriozitetit që PD tregon ndaj atyre që e kanë votuar.

“Atëherë këtu po reagoj menjëherë. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.