Celine Dion tregon mbështetje për “popullin e guximshëm të Ukrainës”

0 171

Edhe Celine Dion ka treguar mbështetjen e saj për Ukrainën pas pushtimit rus.

Edhe pse nuk poston shpesh në mediat sociale, ikona kanadeze bëri një përjashtim dhe ndau një mesazh në Instagram duke shkruar:

Për popullin e dashur guximtar të Ukrainës, ne jemi të tronditur dhe të pikëlluar dhe me të vërtetë të frymëzuar nga guximi juaj”, shkroi Dion.
“Zemrat tona janë me ju. Ju dërgojmë dashuri dhe lutje për paqe.” shtoi ajo.

Një numër i madh yjesh kanë ndarë mesazhet e tyre, duke përfshirë modelen ruse Irina Shayk. “Jo luftë. Do të dhuroj për @unicef dhe @redcrossukraine. Ju lutemi kontrolloni postimet e mia për lidhjet dhe burimet e dhurimit, jepni atë që mundeni.  Duke u lutur për paqe.”-shkroi ajo në rrjetet sociale.

Po ashtu edhe Mila Kunis me Ashton Kutcher do u vijnë në ndihmë ukrainasve që janë prekur nga sulmi i Rusisë. Çifti hollivudian njoftoi së fundmi se ata kanë hapur një faqe “GoFundMe” për viktimat e refugjatët dhe targeti është që të arrijnë një shumë prej 3 milionë dollarësh donacione.

Leave A Reply

Your email address will not be published.