Çfarë duhet të dini për pajisjet VAPE, që të mos bini pre e mashtrimeve?

0 45

Edhe pse pajisjet ‘Vape’ po i shohim të përdoren gjerësisht, informacioni lidhur me to dhe përdorimit të tyre ende nuk është i plotë. Në thelb këto pajisje u krijuan për duhanpirësit e rritur që zgjedhin të kalojnë nga cigaret tek produkte të reja. Ndonëse largimi nga cigaret tradicionale drejt alternativave shoqërohet me përfitime në shëndetin e duhanpirësve të rritur, duhet treguar gjithnjë kujdes mbi zgjedhjen e produkteve. Informimi mbi përbërësit ashtu si dhe vëmendja ndaj elementëve dallues të produkteve të pakontrolluara ndihmon në zgjedhje të sigurta.

Në këtë artikull do t’ju informojmë pikërisht mbi elementët që do të duhet t’I keni parasysh në vijimqë do t’ju ndihmojë të identifikoni produktet e kontrolluara Vape, e të shmangni ato që tregtohen nga prodhues të papërgjeshëm.

Në momentin e parë që gjendeni përballë një sërë produktesh Vape, është e rëndësishme të tregoni kujdes që paketimi i pajisjes dhe paketim i rimbushjeve të lëngut të nikotinës duhet të përmbajë një fletë informuese në gjuhën shqipe, ku të përfshihet informacion rreth: udhëzimeve të përdorimit dhe ruajtjes të produktit, duke përfshirë dhe një referencë që ky produkt nuk rekomandohet të përdoret nga të rinjtë dhe nga joduhanpirësit.

Pikë e rëndësishme e këtij informacioni janë edhe kundërindikacionet e përdorimit; paralajmërimet për grupet e veçanta të riskut, paralajmërimet për efektet anësore; shkallën e varësisë dhe toksicitetit; detajet e kontaktit të prodhuesit ose importuesit.

Përsa i përket lëngut që këto pajisje përdorin për rimbushje, duhet të tregoni kujdes që ai të jetë me përmbajtje nikotine me volum jo më shumë se 10 ml.

Krahas nikotinës, duhet të njiheni dhe me përbërësit e tjerë që gjenden në depozitën e Vape. Një nga përbësit që duhet të keni në vemendje është dhe glicerina vegjetale, që është përbërësi i parë i lëngshëm, i cili përfitohet nga bima e sojës apo pemët e palmës. Ky përbërës gjendet edhe tek shampot, kremrat e lëkurës apo deodorantëve, por edhe tek ushqimet si kosi, djathi apo produktet e pastiçerisë. Tek këto pajisje, glicerina ndikon tek trashësia e avullit të prodhuar.

Elementi tjetër përbërës i lëngut që pajisjet vape përdorin, është propilen glikoli. I ngjashëm me shurupin, ky element shërben për të tejçuar shijen tek shqisat e shijimit të personit të rritur që e përdor pajisjen vape.

Përbërësi i tretë është nikotina. E përfituar përmes procesimit kimik, nikotina e lëngëzuar në këto pajisje lejohet të jetë deri në 20mg/ml. Vetëm nga prania e këtij elementi, këto pajisje kategorizohen si produkte që lejohen të përdoren dhe tregtohen vetëm për duhanpirës të rritur.

Këtyre tre përbërësve në fund u shtohet edhe shija. Prodhuesit e liçensuar të pajisjeve vape përdorin shije të cilat janë të aprovuara nga instancat e duhura si Shoqata e Prodhuesve të Ekstrakteve të Shijes dhe në nivele që nuk tejkalojnë 10% të sasisë totale të lëngut.

Një nga sfidat e momentit lidhet pikërisht me këtë përbërës. Disa nga prodhuesit jo të liçensuar përdorin substancat toksike të cilat shkaktojnë sëmundje të mushkërisë si brokiti. Prandaj është shumë e rëndësishme që nëse do të zgjidhni këto produkte, t’i merrni ato në pika shitje të miratuara nga institucionet e kontrollit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.