Çfarë e pret botën pas pandemisë? Festa, shpenzime dhe shthurje…

0 380

Prej një viti po jetojmë me pandeminë e Covid-19, por çfarë do të ndodh më tej? Shoqëria nuk do të jetë njësoj. Sipas Dr. Nicholas Christakis, profesor në Yale University, vitet e ardhshme do të jenë një periudhë e zhurshme e mbushur me kënaqësi. Seksi, sakrilegji (dhunim a cenim i gjërave që mbahen si të shenjta e të paprekshme) dhe shpenzimet e presin shoqërinë njerëzore në periudhën post-pandemi.

Në librin e tij “Apollo’s Arrow: The Profound and Enduring Impact of Coronavirus on the Way We Live” (“Shigjeta e Apolonit: Ndikimi i thellë dhe i qëndrueshëm i koronavirusit në mënyrën si jetojmë”) ai argumenton se njerëzit do ta kompesojnë kohën e humbur sa më shpejt të jetë e mundur.

”Gjatë epidemive, kemi rritje të besimit fetar, njerëzit bëhen më abstenues, kursejnë para dhe ne po i shohim të gjitha këto, ashtu siç kanë ndodhur qindra vjet më parë nëpër epidemi”,-tha ai për Guardian. Për të, në vitin 2024, të gjitha këto qasje pandemike do të përmbysen.

Christakis merr shembullin e viteve ’20 e të zhurshme, të cilat pasuan pandeminë e vitit 1918. Njerëzimi do të zhytet në një epokë vesesh dhe kënaqësish. “Njerëzit do të kërkojnë pa ndërprerje ndërveprime shoqërore”,-shtoi ai duke përmendur edhe “shthurjen seksuale”, një që shkon kundër fesë, si edhe shpenzimet.

Ky rezultat përfundimtar është mjaft i parashikueshëm, tha ai, sepse pandemia edhe pse e panjohur për ata që jetojnë sot nuk është një fenomen i ri në historinë njerëzore. Christakis thotë se këto “plagë” janë të reja për ne, por jo për njeriun si specie.

Leave A Reply

Your email address will not be published.