Çfarë i kërkoi Zelensky Kuvendit të Shqipërisë?

0 34

Presidenti Volodymyr Zelenksy iu drejtuar më një video-mesazh ditën e sotme Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, presidenti, përveç falënderimeve kishte dhe disa kërkesa për vendin tonë. Ndër kërkesat, ai tha se Shqipëria duhet të mbyllë portet për anijet ruse, e po ashtu për turistët nga Moska. Ai kërkoi që Shqipëria të votojë pro anëtarësimit të Ukrainës në BE, kur të vijë momenti.

“Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portet për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, sepse ju nuk e dini se kush hyn. Ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin, apo xhelatët e Mariupolit. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë. Ne nuk devijuam nga rruga evropiane dhe jemi të përkushtuar për një Evropë të bashkuar dhe besoj se kur të vijë koha për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vota juaj do të jetë mbështetëse. Ka nga ata që janë të vegjël në hartë por kanë në zemër një mirësi më të madhe. Faleminderit Shqipëri!”- tha Zelensky.

Leave A Reply

Your email address will not be published.