Çfarë po ndodh? Londra ”pushtohet” nga flamujt kuq e zi (VIDEO)

0 347

Shqiptarët bëhen gjithmonë lajm në mediet britanike. Shqiptarët që jetojnë në Angli apo në vende të tjera, janë mbledhur duke marshuar në ”Westminster Bridge” në Londër me flamujt kuq e zi nëpër duar.

Ata kanë marshuar në mënyrë paqësore për të kërkuar të drejtat e tyre, të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë, për votën e Diasporës dhe për Reformën në Drejtësi. Të rinj, të moshuar e fëmijë, kanë marshuar me flamujt shqiptarë në duar duke e shoqëruar gjithë atmosferën me Himnin e Flamurit.

“Koha është e Patriotëve” është faqja që ka lajmëruar këtë marish të tyre të orë 16:00 para disa ditëve, ndërsa kanë marrë mesazhe dhe përkrahje nga shumë shqiptarë nga vendi dhe Diaspora. Jo vetëm shqiptarët i kanë mbështetur, pasi edhe qytetarët anglezë kanë shfaqur interesin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.