Çfarë po ndodh në Kosovë? Berisha: Gjithçka e lidhur me dosjen “Thaçi”

0 388

Për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha gjithçka që është duke ndodhur në Kosovë është e lidhur me dosjen “Thaçi” dhe “lëkurën e tij”. Berisha thotë se shkëmbimi i kufijve do të ishte një ngjarje destabilizuese. Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin.

“Në asnjë rrethanë, unë nuk jam implikuar në problemet e brendshme të Kosovës, e cila në fakt është gjysma e zemrës dhe e shpirtit tim. Janë bërë disa zgjedhje, por ajo që është e vërteta, janë ndjekur procedura kushtetuese. Kosova ka dëshmuar në këto 10 vite një shtet ligjor, atë që në Shqipëri është shkatërruar nga Edi Rama. Pa pasur dëshirë të futem në problemet e brendshme të Kosovës, unë mund të them se shteti ligjor atje funksionon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë konsideruar dhe nuk i konsiderojnë shkëmbimin e territoreve dhe të ndryshimit të kufijve. Sipas argatëve të Beogradit, në Prishtinë dhe në Tiranë, gjithçka diktohet nga ndryshimi i kufijve. Kush gënjen tani? Unë nuk besoj se përfaqësuesit e SHBA-së nuk gënjejnë. Gënjeshtrat këtu i përsërit ‘Trojka’ sepse kjo është marrëveshja që Miladini shqipfolës, me ndërmjetësimin e Edi Ramës dhe Baton Stanishiqit, ka bërë me Vuçiç dhe kjo marrëveshje është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”, të cilën e ka flet për fletë Beogradi. Në besimin tim, gjithçka që zhvillohet është e lidhur me atë dosje dhe për lëkurën e tij. Unë nuk e di që ai të ketë kryer krime, por e di që ai është nën hetim sepse është bazë e ngritjes së Gjykatës Speciale. Unë di që Dick Marty të akuzuar kryesor në raport ka pasur Thaçin. Unë e kam kundërshtuar fort atë raport. Por është ndjekur rruga e plotësimit të kërkesave të Beogradit. Kjo është për mua një gjë e rëndë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.