Çfarë po ndodh? Protesta dhe dhunë në Athinë, ndërhyn policia (VIDEO)

0 362

Një protestë e grupeve anarkiste ka shpërthyer në qendër të Athinës. Ata hodhën parulla në mbështetje të terroristit Dhimitris Kufodinas, i cili po zhvillon një grevë urie në burgun Korridhalos. Policia e cila ka ndërhyrë, thotë se protesta ishte pa leje ndaj dhe u kërkoi të pranishmeve të shpërndahen, por ata refuzuan, çka provokoi ndërhyrjen e dhunshme të forcave të rendit.

Janë ndaluar disa protestues, të cilët u dërguan në drejtorinë e policisë së Atikës. Autoritet thonë se ndaj tyre do të vendosen masa administrative sipas dispozitave të ligjit për ndalimin e tubimeve për shkak të Covid-19 i cili parashikon gjoba 300 euro për çdo pjesëmarrës, dhe 1500 për organizatorët e tubimeve pa leje.

Kufodinas ka hyrë në grevë urie, pasi akuzon sistemin penitenciar helen, si i dhunshëm dhe hakmarrës. Më herët Kufidinas ishte transferuar nga një burg i sigurisë tepër të ulët, në një burg të sugurisë së lartë pasi qeveria anuloi një ligj të votuar prej qeverisë së mëparshme i cili lehtësonte masat ndaj të dënuarve për akte terroriste.

Leave A Reply

Your email address will not be published.