Chiara Ferragni-n do ta shihni si prezantuese në festivalin më të famshëm të Italisë!

0 19

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos. Prezantuesi i Sanremos, Amadeus e njoftoi lajmin në “Tg1” duke specifikuar se Chiara do të bashkëprezantojë me të mbrëmjen e parë dhe të fundit, përkatësisht atë të së martës më datë 7 dhe atë të së shtunës më 11 shkurt 2023.

“Zyrtarizojmë pjesëmarrjen e sipërmarrëses më të madhe dixhitale në Sanremo”, tha dirigjenti dhe drejtori artistik.

“Faleminderit Amadeusit që më donte në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremon e 2023-it”, ka shkruar menjëherë Chiara Ferragni në Instagram, duke postuar një foto me prezantuesin.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagonist të parë Ferragnin, e ndjekur nga “ushtria e saj” prej mbi 27 milionë ndjekësish, duke konkretizuar aludimet që ajo tashmë ishte një nga emrat që u përfolën për bashkëprezantues të mundshëm.

Bashkëshorti i saj Fedez, i cili mori vendin e dytë në Sanremo në 2021 së bashku me Francesca Michielin nuk ka qëndruar dot pa reaguar.

“Gruaja ime do prezantojë, urime dashuria ime” tha ai duke bërtitur i lumtur për arritjen e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.