Ç’kanë Arjola Demiri dhe Renada Caci me njëra-tjetrën?

0 158

E ftuar në “Goca & Gra”, Arjola Demiri i konsideroi “xhelozi profesionale” komentet e aktores së “Portokallisë” Renada Caci, të cilat u komentuan nëpër disa portale si ironi ndaj Arjolës në kohën kur kjo e fundit ishte pjesë e “Big Brother VIP”.

Pak kohë më parë, Renada postoi këtë foto me mbishkrim “Big Brother VIP është pasqyrë që ta zbulon surratin ashtu siç e ke oj çikë. Një ditë të mbarë miq.”

'Xhelozi profesionale': Ç'kanë Arjola Demiri dhe

Pas kësaj, motra e Arjola Demirit postoi një foto të personazhit negativ te “Sirena e Vogël”, Ursula, dhe ndër të tjera u shpreh: “13 vjet *artiste* dhe askush s’të njeh. Ajo që bën më mirë është veç që ‘leh’. Po kërkon famë, por bëje tamam. Unë të kuptoj, por s’të toleroj.”

'Xhelozi profesionale': Ç'kanë Arjola Demiri dhe

Në “Goca & Gra”, Arjola u shpreh:

“Renada e ka totalisht xhelozi profesionale. [Unë nuk kam asgjë personale sepse] është një ndër aktoret që kam pëlqyer dhe e kam vlerësuar me notat maksimale. Thjesht mendoj që ka një xhelozi profesionale. [Nuk kemi pasur asnjë konflikt].”

Në një postim në Instagram të disa orëve më parë, Caci reagoi:

“Kam 13 vjet që bëj rolet e mia. Xheloze unë për dikë?! Aq më tepër për filanen?! Kurrë. Do të më vinte për të qeshur shumë. Kështu që vajzë e mbarë, rri urtë ose më mirë ik nga ke ardhur. Ç’të them unë. Nuk je për atë punë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.