“Çmenduri kolektive”/ Mjekët: Zanafilla tek vetëvrasja e bashkëshortit

0 350

Në literaturën tonë njihet si ”çmenduria familjare”. Një psikozë e rëndë, që prek dy, tre, katër apo më shumë anëtarë. Nëna ka patur një pozicion të fortë në familje. E traumatizuar nga humbja e bashkëshortit, ajo nis të zhvillojë një psikozë. Në të përfshin edhe vajzat ndaj quhet ”Psikozë e induktuar”.

Ka nisur si një rreth dhe më pas ka marrë përmasat e një vorbulle. Ato të treja kanë zhvilluar një koracë, një mur edhe ndaj të tjerëve. Nuk kanë pranuar as fizikisht dhe as me qëndrime apo mendime të ndryshme nga to. Literatura jonë njeh një rast me 12 anëtarë. Raste të tilla janë të rralla edhe në Europë e botë.

Familja Josifi ku ndodhi tragjedia thuhet se ishte pjesë e komuniteteve ungjillorë por edhe Jehovai, por asnjë prej tyre nuk e pranon këtë fakt. Më herët ishte komuniteti Jehovai, ndërsa më pas edhe ungjilloret. Pastor Akil Pano, thotë se kjo familje nuk ishte pjesë e Kishës Ungjillore në Tiranë dhe se vajzat vite më parë frekuentonin kishën ungjillore në Përmet.

”Ato kanë qenë pjesë në Përmet e kishës ungjillore, ku vajzat ishin ende të mitura, por nga informacionet që une kam në Tiranë nuk kanë qenë pjesë”. Tragjedia e rëndë sipas pastori, nuk duhet parë vetëm në kontekstin fetar, por të lidhur edhe me faktorë të tjerë. “Unë do shikoja izolimin si faktor kryesor dhe nëse ato do të ishin pjesë e një kishe, do të çliroheshin nga izolimi”. Pastori hedh dyshimet se kjo tragjedi mund të jetë e lidhur me një sekt që ka eksperimentuar me gratë e familjes Josifi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.