Çmimi i naftës kapi shifrën rekord, shoqëria civile njofton protestë para kryeministrisë

0 163

Rritja e çmimit të naftës në vendin tonë kanë sjellë reagime të shumta. Në rrjetet sociale është njoftuar një protestë para kryeministrisë në orën 17:00 të pasdites së sotme.

Ditën e djeshme çmimi i naftës në Shqipëri kapi vlerën rekord me 265 lekë për litër.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët një ditë më parë deklaroi se asnjë taksë nuk do të hiqet duke i cilësuar këto kërkesa propozime absurde.

Ai deklaroi se jemi në një luftë me impakt kryesor për të sotmen dhe të nesërmen duke iu referuar edhe deklaratave të atyre që thonë se jemi në prag të luftës së tretë botërore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.