”Çmimi i naftës tmerr”, Vasili: Rama mbush arkën, oligarkët xhepat. Shqiptarët po rrezikojnë bukën e fëmijëve

0 205

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë mbrëmje ka reaguar për çmimin e naftës, që është gati të shkojë 300 lekë për litër. Sipas tij, as në Maqedoninë e Veriut nuk është ky çmim.

Po ashtu ai akuzon se kryeministri Edi Rama mbush arkën, oligarkët pranë tij xhepat, por që shqiptarët po rrezikojnë bukën e fëmijëve.

”Çmimi naftës tmerr. Edi Rama shumë i lumtur sepse ai dhe oligarkët e karburantëve vetëm pasurohen. Shteti po mbush arkën, oligarkët mbushin xhepat, ndërsa shqiptarët po rrezikojnë bukën e fëmijëve. Ndaj Edi Rama nuk i ul taksat e naftës. Ndaj nafta kushton më shumë në Shqipëri se në Maqedoninë e Veriut. Mallkimi i luftës është bërë bashkë me mallkimin, që të kesh Edi Ramën kryeministër”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.