“Çohuni nga kafja”, “Fikini makinat”, studentët e UBT bojkotojnë mësimin dhe ngrihen në protestë

0 152

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar mësimin dhe janë ngritur sot në protestë, ndërsa në shenjë kundërshtie për rritjen e çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore kanë marshuar drejt qendrës së Tiranës dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ata janë nisur në këmbë nga universiteti, drejt Tiranës.

Të gjithë njëzëri, duke përsëritur thirrjet ‘Poshtë qeveria’ të rinjtë ecin drejt qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që turmës i janë bashkuar edhe qytetarë. Ndërkohë, policia iu ka kërkuar protestuesve që të qëndrojnë vetëm në një korsi, në mënyrë të tillë që të mos bllokohet qarkullimi i mjeteve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.