Covid-19, 12 raste të reja

0 327

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë me COVID-19 raporton ministria e Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara:

Në Fier 3 të prekur
3 në Krujë,
3 në Kamëz,
2 në Shkodër
1 rast në Tiranë

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona. 36 te shtruar- Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

COVID-19-Statistika (6 Maj 2020)

Teste të kryera 9531
Raste pozitive 832
Raste të shëruara 595
Raste Aktive 206
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 98
Krujë 69
Shkodër 16
Kamëz 6
Kurbin 4
Elbasan 3
Fier 3
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1

Leave A Reply

Your email address will not be published.