Covid-19, arkivolet lihen për orë të tëra në mes të rrugës

0 335

Numri i viktimave nga Covid-19 sa vjen e rritet, një situatë kaotike është shkaktuar në qytetin e Cochabamba, një nga më të mëdhenjtë në Bolivi. Prej ditësh, familjet e viktimave nga Covid-19 janë përballur me pritje të gjata për të përcjellë të afërmit e tyre në banesën e fundit.

Shumë të tjerëve u është dashur të mësohen me praninë e një arkivoli të mbyllur diku në shtëpinë e tyre, për periudha të gjata.

Madje të afërmit e një 62-vjeçari që ndërroi jetë javën e shkuar, në shenjë proteste e vendosën arkivolin e tij në mes të një rruge për disa orë. Varrmihësit kanë kërkuar që të hapet një varrezë speciale për të vdekurit nga Covid-19, me qëllim lehtësimin e presionit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.