Covid-19 është armë biologjike? Dy në tre rusë e besojnë

0 405

Teoritë e konspiracionit për Covid-19 nuk kanë të rreshtur dhe e fundit që e besojnë 2/3 rusë është se virusi vdekjeprurës është një armë biologjike e krijuar nga disa persona. Në sondazhin e fundit të Institutit të pavarur Levada Center, duke shtuar se është rritur numri i qytetarëve që hezitojnë ta marrin vaksinën ruse kundër Covid-19, “Sputnik V”.

”64 për qind e të anketuarve rusë thanë se Covid-19 është krijuar artificialisht si një formë e re e armës biologjike. Kjo krahasohet me 23 për qind që thanë se virusi u shfaq natyrshëm dhe 13 për qind nuk dhanë përgjigje”.

Sipas medieve ruse, hezitimi i marrjes së vaksinave është gjithashtu në rritje, me 62 për qind të të anketuarve që thonë se nuk duan të marrin dozën e “Sputnik V”. Të rinjtë rusë ishin më skeptikë ndaj vaksinës së prodhuar në vend me 74%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.