Covid-19, Greqia shtrëngon masat në bregdet

0 347

Epidemiologët në Greqi paralajmërojnë se vendi është në prag të një shpërthimi të ri të rasteve me Covid-19, ndërsa infektimet janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. ”Gjatë ditëve të fundit kemi vënë re moszbatim të masës së distancimit social dhe ka pasur raste të mbipopullimeve. Kjo ka çuar në rritje të rasteve me Covid-19”, deklaroi Nikos Hardialias, ministri i Mbrojtjes Civile.

Punonjësit e industrisë së jetës së natës, thonë se masa mund të rezultojë katastrofike. Lokali i vogël i Brettos në Athinë shërben uzon e prodhuar vetë dhe pije të tjera tradicionale që prej vitit 1909. Por menaxherja Ana Mijailovic thotë se rrezikojnë të mos paguajnë dot faturat pas masës së re që i ndalon t’u shërbejnë klientëve në këmbë.

Policia po patrullon zonat turistike në destinacione popullore si Paros, Mikonos dhe Santorini dhe gjatë fundjavës lëshoi një sërë gjobash për lokalet e natës apo subjekte që shkelën rregullat. Mes masave të tjera që hyjnë në fuqi këtë muaj është gjithashtu ndalimi i vizitave në azile për të moshuarit dhe spitale deri në mesin e gushtit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.