Covid-19 i merr jetën Kujtim Prodanit

0 371

Covid-19 i merr jetën një tjetër artisti në vend. Kantautori i njohur Kujtim Prodani ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Prodani njoftoi vetë përmes një statusi në Facebook në 30 dhjetor se ishte shtruar në spital, pasi ishte diagnostikuar me Covid-19. Ditët e fundit gjendja e tij ishte rënduar dhe po bëheshin përgatitjet për ta dërguar në Turqi për kurim.

Në faqen e tij në Facebook, miq e artistë të tjerë kanë shprehur ngushëllimet e tyre. Prodani ishte i biri i kompozitorit Agim Prodani, një prej themeluesve të muzikës së lehtë shqiptare dhe këngëtares Anita Take.

Leave A Reply

Your email address will not be published.