Covid-19 i mori jetën. Arben Bajo, skulptori që gdhendi në përjetësi ikonat shqiptare

0 302

Kafazi ishte simboli i ekspozitës “Pandemi”, nga studentët e Universitetit të arteve. Krijimet e prezantuara në Galerinë “Fab” u krijuan gjatë periudhës së izolimit. Sot ai nuk është më në mesin tonë, pasi betejën me Covid-19 e humbi por skulptori Arben Bajo, në qershor tha se pandemia e Covid-19 izoloi njerëzit dhe liroi kafshët.

”Unë i jap modelimin plastik dhe sugjerova të bënin një detyrë kafshe, duke menduar të krijoja një instalim të madh që për e herë të parë në ishim të mbyllur brenda dhe kafshët ishin jashtë. Kjo ishte ideja që ne ishim të mbyllur në kafaz dhe kafshët ishin jashtë”.

Arben Bajo lindi në vitin 1967 në Gjirokastër dhe kreu liceun në Fier. Më tej ai studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ai ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit. Bajo është realizuesi i shtatores së At Zef Pellumbit që ndodhet në Shëngjin, punim të cilin e ka bërë bashkë me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregori. Bajo ka realizuar edhe skulpturën e Asim Zenelit, Vaçe Zelës në Lushnje, etj.

Gjatë gjithë krijmtarisë së tij Arben Bajo njihet si skulptor figurtiv por me një këndvështrim bashkëkohor. Ai numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive dhe ajo që vërehet më së shumti në veprat e tij janë mesazhet që përcjell për humanizmin. Studioja e Arben Bajo ka portrete të shumta, nudo femërore, si dhe personazhe mitologjikë. Skulptori ka jetuar për afro 14 vjet në Greqi, ku bashkëpunoi me muze të ndryshme, për 6 vite ka dhënë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u kthye përfundimisht në Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.