Covid-19 jashtë kontrollit në Europë

0 61

Europa është në luftë të egër me koronavirusin dhe kontineti nuk po e kontrollon dot shpërthimin e ri të virusit vdekjeprurës. Jo më herët se dje, Franca njoftoi se do të shtrijë masën e ndalimqarkullimit në mbi 12 rajone të tjera, ndërsa vendi raportoi një shifër rekord prej mbi 41 mijë e 622 rastesh dhe 162 vdekje, në 24 orë.

Çekia, Franca, Italia, Spanja, Britania e Madhe, janë vatrat më të rëndësishme. Kriza e Covid-19 në Republikën Çeke është aq e rëndë, sa kryeministri Andrej Babis doli para gazetarëve gjatë një konferencë për shtyp, për të bërë atë që shumë pak udhëheqës bëjnë; u kërkoi falje qytetarëve; 5 herë.

Greqia shpalli masën e ndalimqarkullimit gjatë natës në Athinë, Selanik e zona të tjera mes rritjes së nivelit të infektimit, Sllovakia do të mbyllë shkollat deri më 27 nëntor, do të vendosë një izolim njëjavor në 4 rajonet më të prekura dhe mbyllje të pjesshme në pjesën tjetër të vendit.

Rajoni Italian i Lazios rreth Romës, iu bashkua Lombardisë dhe Kampanjës në shpalljen e shtetrrethimit, gjatë natës. Holanda mund të nisë transferimin e pacientëve drejt Gjermanisë, pasi sistemi shëndetësor po i tejkalon kapacitetet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.