Covid-19/Kur do rikthehemi në normalitet? Mjekja thotë se në vitin 2023 dhe jep arsyen

0 358

Me daljen e disa vaksinave anti-covid, pyetja kryesore është se kur do të rikthehemi në normalitet? Dr. Clare Wenham, pjesë e stafit të ”London School of Economics”, thotë se jeta në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kthehet normalitetit derisa gjithë popullatat në botë të vaksinohen dhe se pandemia do të dominojë pjesë të mëdha të shëndetit deri në vitin 2024.

Ekspertja e shëndetësisë mendon se arsyeja kryesore për këtë është vonesa për të vaksinuar gjithë njerëzit në botë. ”Për momentin, të dhënat tregojnë se do jetë viti 2023-2024 përpara se vaksinat të shpërndahen globalisht në gjithë botën”.

Britania aktualisht ka një nga nivelet më të larta të mbulimit të vaksinave, së bashku me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por shumë vende të varfëra ende nuk kanë filluar imunizimet. Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, vazhdimisht ka bërë thirrje për shpërndarje të drejtë të vaksinave dhe paralajmëroi se një qasje “unë i pari” do të zgjaste pandeminë, si dhe vuajtjet njerëzore dhe ekonomike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.