Covid-19 ndal valën e refugjatëve në kufirin me Malin e Zi

0 348

Pandemia Covid 19 nuk ka patur vetëm anën e errët të saj. Në 3 mujorin e parë të këtij viti në kufirin e gjelbërt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, janë shënuar zero raste të tentativave për kalim të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, apo të lëndëve narkotike.

”3 muajt e fundit të pandemisë kemi zero kriminalitet në kufi që të jemi të sinqertë. Ne presim që me heqjen e kufizimeve të lëvizjeve, do të kemi një tallaz të ri të valës së emigranteve, apo tentativave të tjera, por jemi përgatitur që bashkë me policinë shqiptare ta përballojmë dhe të rrisim masat dhe forcën goditëse. Theksoj që bashkëpunimi mes dy policive ka qënë në nivelet më të larta dhe nuk e kemi ulur për asnjë çast vëzhgimin e kufirit jeshil mes dy vendeve tona. Kjo punë shtrihet edhe jashtë pikave kufitare. Për arsye të pandemisë momentalisht nuk kryejmë patrullime të përbashkëta, apo takime pune, por presim që pas përfundimit të kësaj situate të kthehet gjithçka si më përpara në kontrolle”,-thotë Vojislav Dragovic, nëndrejtor i kufirit të gjelbërt në republikën e Malit të Zi.

Nëse qeveria shqiptare ka bërë një plan paraprak për hapjen e kufirit tokësor në fund të muajit maj, në Mal të Zi autoritetet policore presin një vendim të qeverisë së tyre. ”Ne si polici kufitare presim vendimin e qeverisë së Malit të Zi. Përsa i përket kësaj pike kufitare ku ndodhemi, Han i Hotit, sapo ta kemi këtë vendim do të hapim kufirin. Situata deri tani sa i përket kalimit të mallrave është menaxhuar shumë mirë nga të dy palët dhe nuk kemi patur raste të policëve të infektuar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.