Covid-19 në Ballkan/Brukseli: Nuk mund të hapim kufijtë

0 360

”Covid-19 duket se po përhapet në Ballkan”, shkruajnë sot mediat e huaja, duke përmendur Maqedoninë e Veriut më së shumti. Shtimi i rasteve të reja, kjo situatë ka ngritur shqetësimin e Brukselit që po shqyrton mundësinë për të mos hapur kufijtë me këto vende.

”Edhe në Kosovën fqinje, numrat janë rritur shumë gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe nuk kanë qenë kurrë më të larta. Më 16 qershor u shënua një rekord me 141 infeksione të eja. Një pamje e ngjashme, por jo kaq dramatike, shfaqet në Shqipëri, ku kurba është rritur përsëri. Kjo është një arsye tjetër pse në Bruksel janë të shqetësuar dhe të pasigurt nëse duan të lejojnë qytetarët nga Ballkani të hyjnë në vendet e BE në të ardhmen. Në të kundërt, disa nga vendet e Europës Juglindore si Bosnja, nuk kanë hapur ende kufijtë e tyre për turistët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.