COVID-19 në Shqipëri, 50 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

0 43

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 539 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 50 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 32 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Lushnje, Vlorë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Patos, nga 1 qytetar në Durrës, Sarandë, Gjirokastër, Korçë,

Janë 285 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Msh njofton se janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,736 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 39

Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 539

Testime totale 1,833,156
Raste pozitive 276,518
Raste të shëruara 272,736
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 47
Vlorë 18
Durrës 7
Korçë 7
Gjirokastër 4
Lezhë 4
Elbasan 3
Shkodër 2

Leave A Reply

Your email address will not be published.