Covid-19 në Shqipëri/Meshkujt më të goditur, femrat më imune ndaj virusit

0 340

Numri i qytetarëve me Covid-19 në Shqipëri, ka kaluar 30 mijë dhe statistikat e përpunuara nga ISHP tregojnë se në ndarje gjinore, numri i femrave të prekura është më i madh se numri i meshkujve. Mbi 60% e vdekjeve në Shqipëri dhe në rang global i përkasin gjinisë mashkullore. Rastet e mbyllura deri më tani flasin për vdekshmërinë 3%.

Statistikat përmbysen kur bëhet fjalë për fatalitetet. Numri i vdekjeve deri në datën 20 nëntor është 653, nga të cilët 67 për qind janë meshkuj dhe 33 femra. Në Maqedoninë e Veriut, deri më date 15 nëntor, janë regjistruar gjithsej 853 persona të vdekur të gjinisë mashkullore dhe 485 të vdekur të gjinisë femërore.

Studiuesit janë munduar të japin një shpjegim për këtë sjellje të diferencuar të gjinive ndaj të njëjtit patogjen dhe shpjegimi më domethënës mbështetet në mënyrën e funksionimit të sistemit imunitar. Disa proteina të sistemit imunitar te angazhuara kundër viruseve sillen në mënyrë të ndryshme në dy gjinitë.

Sistemi imunitar i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i fortë se ai i meshkujve. Një nga këto ndryshime qëndron në praninë e një proteine të veçantë që quhet receptori i tipit Roll (Roll7).

Leave A Reply

Your email address will not be published.