Covid-19 në Shqipëri, rritet numri i të shtruarve në spital

0 426

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat në lidhje me numrin e personave të prekur nga pandemia globale Covid-19. Sipas Task-Forcës, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë, ndërsa 15 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako, tha se është rritur numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv. Sipas saj, që nga fillimi i pandemisë dhe deri më sot, numri i të shëruarve në Shqipëria ka shkuar në 872 persona.

”Është rritur numri i të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 872 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1136 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.