Covid-19 po i kushton karteleve të drogës miliona dollarë

0 39

Pandemia e Covid-19 po i shkakton dëme të mëdha edhe karteleve të drogës, të cilat po humbin miliona dollarë në përpjekje për të lëvizur lëndën narkotike dhe paratë nga të dy anët e kufirit Meksikë-SHBA. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia ligjzbatuese kundër narkotikëve, DEA, vetëm në Los Anxhelos, këtë vit janë sekuestruar 10 milionë dollarë të paligjshëm në periudhën 1 mars-8 maj, më shumë se dyfishi i sasisë së sekuestruar në të njëtën periudhë një vit më parë, vetëm 4,5 milionë dollarë.

“Kur ka më pak kashtë, është më e lehtë të gjesh gjilpërën”, thotë për NBC, Bill Bodner, efektiv i zyrës së DEA-s në Los Anxhelos. “Trafikantët dhe ata që u pastrojnë paratë janë të detyruar të rrezikojnë më shumë dhe këtu përfitojmë ne”. Edhe në Nju Jork, sekuestrimet e parave të paligjshme janë rritur me 180% krahasuar me vitin e kaluar, që prej nisjes së izolimit.

Vështirësitë më të mëdha, trafikanët i hasin në kufi. Edhe pse vija është mbi 3200 kilometra e gjatë, pa trafikun e rënduar që shihet zakonisht, ata e kanë të pamundur të fshihen. Ndërsa me mbylljen e hoteleve përgajtë kufirit, vendet për të kryer transaksionet e paligjshme janë pakësuar ndjeshëm. Trafikimi i drogave sintetike ka rënë për shkak se kimikatet kryesore për fetanol dhe metamfetaminë importohen nga Kina në Meksikë dhe në vitet e fundit narkotrafikantët janë mbështetur më shumë te këto lloj drogash, se sa te marijuana apo heroina, të cilat kanë sezon mbjelljeje dhe korrjeje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.