Covid-19 ”prek” edhe çmimet ”Grammy Awards”

0 334

Ceremonia e ndarjes së çmimeve ”Grammy Awards” për vitin 2021 nuk do të mbahet në janar si çdo vit, për shkak të shtimeve të fundit të rasteve të Covid-19 në SHBA.

Shfaqja e përvitshme është parashikuar të mbahet më 14 mars, sipas një deklarate të fundit të agjencisë që transmeton ceremoninë. Në deklaratë thuhej se ky vendim ishte arritur pas disa bisedave të gjata me ekspertët e shëndetësisë.

“Situata e rënduar në Los Anxheles, ku shumë spitale kanë arritur kapacitetet maksimale të pacientëve, si dhe udhëzimet e ekspertëve detyruan që ceremonia të shtyhej. Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe siguria e të gjithëve që punojnë për produksionin e shfaqjes”, thuhej në deklaratën e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.